
Reshje të dendura dëbore u regjistruan më 4 korrik në disa rajone malore të verilindjes së Turqisë, në një kohë kur pjesa më e madhe e Europës dhe Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, po përjeton temperatura të larta për këtë periudhë të vitit.
Sipas mediave turke, dëbora ka mbuluar zona në provincat Rize, Trabzon, Bajburt dhe Erzurum – një fenomen i pazakontë për muajin korrik që nuk është parë prej dekadash në këto rajone.
Një gazetar nga Rize, duke folur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën për rreth pesë orë, duke krijuar habi dhe shqetësim tek banorët vendas. Ndërsa fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë dhe male të mbuluara nga dëbora në kulmin e verës.
Ekspertët e klimës në Turqi kanë theksuar se ky është një tjetër sinjal i qartë i çrregullimeve të klimës dhe ndryshimeve ekstreme që po prekin globin