Spiropali reagon pas kritikave: Sulme banale dhe konspiracione haluçinante ndaj meje

Postimi i plotë:

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Mirëmëngjes. Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

Spiropali dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika kohët e fundit. Spiropali dy ditë më parë reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat brenda PS-së që flasin për një “Shqipëri të Re”.

Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale ritheksoi idenë e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë” dhe nevojën për reformim të Partisë Socialiste.

Ajo theksoi se për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të gjejë forcat për t’u vetëpastruar dhe për t’u bërë më dinamike e më demokratike.

Në fund të reagimit, Spiropali nënvizoi se ndryshimi i vendit nis nga ndryshimi i vetes dhe i forcës politike që qeveris.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
23 June, 15:50 | Përditësimi: 23 June, 15:50