Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.
Në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende mbeten të paqarta.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
