
Tiranë/ Ab*zoi seksualisht vajzën e tij të mitur, Zamir Meta pranon akuzën – Gjykata e lë në burg
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Tiranë, ku një 45-vjeçar me inicialet Z. M. (Zamir Meta) është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ab*zuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, Meta ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij nga organet e drejtësisë. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë të pandehurin në qeli.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe institucionet përkatëse janë vënë në lëvizje për hetime të mëtejshme.
Vajza e mitur, viktimë e këtij ab*zimi të rëndë, ndodhet aktualisht nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe nën mbikëqyrjen e psikologëve.
Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të nxjerrë përgjegjësinë penale për veprimet e kryera.