Aksident në aksin Fier-Cakran/ 2 automjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur transportohen në spitalin e Fierit

Aksident në aksin Fier–Cakran, dy të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, ku janë përplasur dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.