KQZ nis rinumërimin për 4 qarqe, hapen mbi 2 mijë kuti votimi, përfshi edhe ato nga jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot rinumërimin e votave për katër qarqe: Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.

Në total do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshi edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit. Procesi zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku janë ngritur 24 tavolina me 24 grupe numërimi dhe 63 punonjës të administratës, ndër ta 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Rinumërimi po monitorohet nga vëzhgues të tri subjekteve ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia. Kutitë e para që do hapen janë ato të Gramshit dhe Peqinit, ku do bëhet vetëm verifikim i materialeve, për shkak të pretendimeve për manipulim nga ana e PD-së.

E gjithë procedura transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ-së.