Aksident në Unazën e Madhe në Sauk, një person në gjendje të rëndë dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Saukut, në segmentin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, duke alarmuar banorët e zonës dhe kalimtarët. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulanca dhe forcat e policisë.

Sipas burimeve paraprake, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i të dëmtuarit.

Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes dhe mbledhjen e provave në terren. Lëvizja në segmentin ku ndodhi aksidenti është vështirësuar përkohësisht.