Aksident tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën 22-vjeçari I.H

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë 22-vjeçari Ideal Halabaku

Një aksident tragjik është regjistruar më 8 qershor në autostradën “Arbën Xhaferi” në afërsi të qytetit të Vitisë në Kosovë, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar shqiptar.

Ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende një identifikim zyrtar të viktimës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur në një reagim publik se bëhet fjalë për të riun Ideal Halabaku.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme,” shkruan Haliti, duke e përshkruar Idealin si një djalë shembullor, të dashur dhe plot jetë.

Ai u shpreh pranë familjes Halabaku me ngushëllimet më të sinqerta dhe theksoi se kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e njohën.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.