Zbulohet një ambient i përshtatur si call center në Tiranë, arrestohen dy administratorët

 

Një ambient i përshtatur për call centër është zbuluar nga policia në kryeqytet.

Në pranga ranë O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të cilët administronin këtë ambient, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.