Mario Përlleshaj mohon vrasjen e Martin Canit: Kam qëlluar vetëm Luis Meçen, jo viktimën

Mario Përlleshaj, adoleshenti i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, ka mohuar përfshirjen në këtë krim të rëndë që tronditi opinionin publik në nëntor 2024. Përmes avokatit të tij, ai ka deklaruar në gjykatë se nuk e ka goditur Canin, por vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur në ngjarje.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti kishte nisur disa ditë më parë në ambientet e shkollës për motive ende të paqarta, por që sipas hetimeve përfshinin debate adoleshentësh që përfunduan në përdorimin e armëve të ftohta.

Në seancën e sotme gjyqësore dëshmoi edhe një tjetër adoleshent që ndodhej në vendngjarje në momentin kur ndodhi vrasja. Ai dha detaje të reja për konfliktin dhe për atë çfarë ndodhi në momentet fatale.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur plotësisht dinamiken e krimit.