Aksident fatal tek Unaza e Madhe: Arrestohen dy drejtuesit e automjeteve pas vdekjes së 38-vjeçarit me motor

Pas aksidentit të rëndë të regjistruar mbrëmjen e së premtes, më 5 Dhjetor, në segmentin e Unazës së Madhe në Tiranë, Policia Rrugore ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në ngjarje. Në pranga kanë rënë shtetasja Gj. L., 51 vjeçe, dhe shtetasi A. Sh., 24 vjeç, të cilët ishin duke drejtuar automjetet në momentin e përplasjes.

Sipas hetimeve paraprake dhe veprimeve procedurale të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, dy shoferët akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Përplasja rezultoi tragjike për drejtuesin e motomjetit, shtetasin 38-vjeçar me iniciale O. Xh., i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Avatar photo
Albin Hoxha
6 December, 13:25 | Përditësimi: 6 December, 13:25