Fier: Ka nisur protesta e naftetareve te”Bankers Petronium” ne Marinze

Screenshot

FIER – Ka nisur mengjesin e sotem protesta e naftetareve te “BANKERS”
Rreth 200 naftëtarë , punonjës të kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petrolium “ në Marinzë janë ngritur në protestë masive mëngjesin e sotëm.Sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur , Dritan Shahu në vazhdën e protestave që janë zhvilluar e kërkesave të naftëtarëve që nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë “Bankers”, sot në orën 10 :00, Këshilli Sindikal i përbërë prej 10 anëtarësh do të hyjë në grevë urie në zyrën e sindikatës në Marinzë dhe nga nesër çdo naftëtar mund ti bashkohet grevës së urisę , ndërkohë që do pezullohet edhe puna në grupet e naftës.

Ndërkohë punonjësit e fushës pohojnë se janë më të diskriminuarit dhe se prej një dekade nuk kanë njohur rritur page.

Punonjësit janë të vendosur ti shkojnë deri në fund zgjidhjes së kërkesave të tyre ekonomike dhe për përmirësimin e kushteve të punës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
15 Tetor, 14:45 | Përditësimi: 16 Tetor, 08:01