
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot, e enjte 13 tetor, do të kryhen punime emergjente në autostradën Tiranë-Durrës. Do të ketë ndërprerje të pjesshme të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.
Segmentët e prekur:
· Vorë–Maminas
· Maminas–Sukth
· Sukth–Fllakë
· Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit
· Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit
Kohëzgjatja: 1-2 ditë për segment
Rrugë alternative: Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës
Pas përfundimit në këtë drejtim, punimet do të kalojnë në drejtimin e kundërt (Durrës–Tiranë).