Fier, aksident me një viktimë, dy shoferë të dehur në pranga, dhunë në familje dhe vetëvarje në Lushnjë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka raportuar një sërë ngjarjesh të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në territorin e saj, që kanë përfshirë aksidente rrugore, dhunë në familje, arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një rast vetëvrasjeje në Lushnjë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy shoferë që drejtonin automjetet në gjendje të dehur:

  • A. H., 33 vjeç, banues në Fier;
  • E. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Çermë Sektor, një aksident tragjik i mori jetën një pasagjereje. Shtetasi F. M., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë, ndërroi jetë pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa u plagosën rëndë pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një i mitur 15-vjeçar, si dhe vetë drejtuesi i mjetit. Të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po në Fier, specialistët e Komisariatit të Policisë ndaluan shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Çlirim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij.

Në Lushnjë, në lagjen “Çlirimi”, policia gjeti të vetëvarur në një pemë shtetasin F. Gj., 44 vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas kallëzimit të bërë nga motra e tij për largim nga banesa. Materialet hetimore u referuan në Prokurori për vlerësim.

Në Mallakastër, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. R., 42 vjeç, banues në Belishovë, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.

Të gjitha materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore

Avatar photo
Arveni Avdulaj
13 Shtator, 08:33 | Përditësimi: 13 Shtator, 08:33