Aksident në Unazën e Madhe të Tiranës, makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën anësore

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Paskuqanit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 22:30, shtetasi H. Ç. dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën disa ambulanca dhe policia, e cila hapi rrugën për shkak të trafikut të krijuar.

Automjeti ka pësuar dëmtime serioze nga goditja, ndërsa ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 Shtator, 08:41 | Përditësimi: 6 Shtator, 08:41