Dy aksidente kanë ndodhur pranë vendit te quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier. Një përplasje në seri në kahun drejt Fierit shkaktoi një të plagosur që u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Në aksident u përfshinë një “Dacia” dhe dy “Benz”, me dëme materiale të konsiderueshme.Në një tjetër aksident, një Skoda përfundoi tek barriera e hekurt në kryqëzim, por pa pasoja për jetën e drejtuesit
