Fieri mbi 6 orë pa ujë në banesa. Qytetarët: As paralajmërim, as përgjegjësi!

Qyteti i Fierit është përballur sot me mungesë totale të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 6 orë, që nga ora 12:00 e mesditës. Uji mungon në rubinetat e shumë banesave në lagje të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime nga banorët.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, ndërsa problematika vazhdon të përsëritet pa asnjë paralajmërim apo sqarim publik nga autoritetet

Banorët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa mungesa e komunikimit dhe menaxhimi i dobët po përkeqësojnë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytet.

Fieri mbi 6 ore pa uje ne banesa Qytetaret : As paralajmerim as pergjegjesi!

Burime informacioni nga ky institucion pohojnë se një grup pune po punon për riparimin e një defekti (tubacion i çarë) tek rotondo e ish QTU-së por që ky tubacion ka i dëmtuar prej afro 3 ditësh

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 Shtator, 18:42 | Përditësimi: 2 Shtator, 18:46