Stuhia godet serat në Suk 2 të Roskovecit, fermerët përballen me humbje të mëdha

Screenshot

Stuhia e fuqishme që përfshiu sot Shqipërinë ka lënë pasoja të ndjeshme edhe në qarkun e Fierit. Një nga zonat më të prekura është fshati Suk 2 në Roskovec, ku serrat me domate kanë pësuar dëmtime serioze.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, era e fortë dhe reshjet e dendura kanë shkatërruar mbulesat plastike të serrave, duke ekspozuar prodhimin në një moment shumë të ndjeshëm të ciklit të tij. Fermerët shprehen të dëshpëruar, pasi dëmi pritet të ketë pasoja të rënda ekonomike për ta.

Shume  bujq flasin për humbje të konsiderueshme, duke qenë se investimet për sezonin aktual kanë qenë të larta.

Nga pamjet e siguruara shihen sasitë e mëdha të ujit që shkarkohen nga çatitë e serrave dhe stuhia që godet me forcë strukturat. Aktualisht, domatet ndodhen në fazën më delikate të prodhimit, gjë që e përkeqëson edhe më shumë situatën për fermerët e zonës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
30 Gusht, 20:09 | Përditësimi: 30 Gusht, 20:10