
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe është shitur me 84 lekë duke regjistruar rritje nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës duke u blerë sot me 96.6 lekë dhe duke u shitur me 97.6 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane edhe ajo është forcuar mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë nga dita që lamë pas.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është rritur edhe ai këtë mëngjes duke u blerë sot me 111 lekë dhe duke u shitur me 112.7 lekë krahasuar me dje.