Fier – Zjarr i madh pranë hekurudhës, digjen trarë druri, tymi mbulon qytetin

Zjarr pranë hekurudhës Fier-Vlorë, digjen trarët e drurit

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë pasdite një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë përfshirë materialin e destinuar për punimet e linjës hekurudhore, duke shkaktuar shtellunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta