Konflikti mes bashkëfshatarëve përfundon me zjarr të qëllimshëm, ndalohet 43-vjeçari

Një zjarr i ndezur me qëllim pas një konflikti mes dy bashkëfshatarëve ka vënë në rrezik banesa, bagëti dhe sipërfaqe të mbjella me ullinj në fshatin Drashovicë të Selenicës.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Policia njofton se ka ndaluar shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshme. Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, ku pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N., 43-vjeçari dyshohet se i vuri zjarr tokës.

Flakët dogjën një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuan bagëtitë e imta të F. N., ndërsa ndërhyrja e shpejtë parandaloi përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të ndaluarit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
22 August, 14:47 | Përditësimi: 22 August, 14:47