CEO i SIGAL: Sigurimi nga aksidentet në punë mbron familjet – punëtorët e pambrojtur përballen me drama ekonomike

Shqipëria renditet ende ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve fatale në punë, ku shumë prej viktimave janë punëtorë të pasiguruar, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe në profesione të tjera të rrezikshme.

Në një prononcim për Top News, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, ka ngritur alarmin për mungesën e mbrojtjes financiare të punëtorëve shqiptarë, duke theksuar se sigurimi nga aksidentet në punë është i vetmi mekanizëm që shpëton familjet nga pasojat ekonomike të rënda në rast dëmtimi apo humbjeje jete.

“Vdekja ose paaftësia e një punëtori është jo vetëm dramë njerëzore, por dhe kolaps ekonomik për familjen. SIGAL prej vitesh ofron sigurim të tillë me çmime minimale, ndërsa përfitimet arrijnë deri në 100 mijë euro për rastet më të rënda,” – thekson Ponari.

Sipas tij, çdo kompani dhe drejtues duhet të sigurojë punonjësit, ndërsa vetë individët duhet ta kërkojnë këtë mbrojtje si një të drejtë jetike.

Çfarë përfshin paketa e sigurimit nga aksidentet?

  • Deri në 180 ditë shpërblim ditor për paaftësi të përkohshme
  • Shpenzime mjekësore të mbuluara deri në 10% të vlerës vjetore të policës
  • Dëmshpërblim të plotë në rast paaftësie të përhershme apo vdekjeje
  • Kostot vjetore fillojnë nga vetëm 9 mijë lekë në vit për 2 vite mbulim

Për të gjitha informacionet, interesuarit mund të vizitojnë faqen sigal.com.al ose të telefonojnë falas në 0800 31 31.

Statistikat alarmante:

Në gjashtë vitet e fundit (pa përfshirë vitin 2025), 217 punëtorë kanë humbur jetën nga aksidentet në punë – shumë prej tyre të pasiguruar.

Apeli i SIGAL është i qartë: “Mbrojeni jetën dhe të ardhmen e familjes suaj. Mos e lini në mëshirë të fatit.”