Vlorë/Plagosje me thikë në një berberhanë pas konflikti, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Vlorë – Konflikt në një berberhanë përfundon me plagosje me thikë, shpallet në kërkim autori 24-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës. Sipas informacionit paraprak, në ambientet e një berberhaneje, një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Gjatë sherrit, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. Sh., 25 vjeç. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.