
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun për të parandaluar dhe evidentuar rastet e ndotjes akustike, sidomos në zonat turistike, ku frekuentimi është më i lartë gjatë sezonit veror.
Më 26 korrik 2025, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi kryen një kontroll në një beach bar në këtë zonë dhe konstatuan se muzika po transmetohej në nivele që tejkalonin kufijtë e lejuar me ligj. Si rezultat, ndaj administratorit të subjektit, shtetasit E. P., u vendos një masë administrative në vlerën e 200 000 lekëve.
Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë subjekteve dhe individëve që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë, të respektojnë oraret dhe normat e përcaktuara ligjërisht, për të ruajtur qetësinë publike dhe mirëqenien e pushuesve.