
Duket se siguria në punë po merr vëmendje të madhe tashmë nga organet kompetente, pasi në rastet e aksidenteve po hetohen shkaqet që çojnë në dëmtime apo deri në humbje jete.
Rasti i fundit ka ndodhur në Paskuqan, ku është lënduar një 58-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit të ndërtimit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhiniere ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.