Të shtena me armë rrugën “Mitat Hoxha”, plagoset ish-polici 54-vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Të shtënat janë regjistruar në lagjen nr. 4, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve paraprake, i lënduari është shtetasi Adil Veli, 54 vjeç, i cili mësohet se ka qenë më parë pjesë e forcave të policisë. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Deri më tani, motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.