Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: Goditje e madhe për “mafian shqiptare

Policia ekuadoriane ka sekuestruar një sasi të madhe prej tre tonësh kokainë, e cila sipas autoriteteve u përkiste mafias shqiptare. Ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje të ngushta me kartelet e drogës në Kolumbi dhe Meksikë, si dhe me bandat lokale në Ekuador.

Sekuestrimi u bë i ditur zyrtarisht dje në kryeqytetin Quito, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e vendit e përshkroi operacionin si një “goditje të madhe për mafian shqiptare”. Droga u gjet gjatë një kontrolli në një fermë në qytetin Guayaquil, port ky i rëndësishëm për trafikimin e substancave narkotike drejt tregjeve në SHBA dhe Evropë.

Shefi i policisë së Guayaquil, Victor Ordonies, bëri me dije se droga ishte fshehur në kuti me banane për të shmangur kontrollin. Në operacion u arrestuan pesë persona, të cilët dyshohen se janë të lidhur me këtë rrjet kriminal shqiptar.

Ky goditje vjen si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e drogës dhe rrjetet e organizuara kriminale që po përdorin Ekuadorin si pikë kyçe tranziti.