
Një ndjekje spektakolare ka ndodhur dje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku policia ka vënë në ndjekje një automjet që nuk i është bindur urdhrave për ndalim. Ngjarja është filmuar dhe pamjet e siguruara nga News24 tregojnë momentet kur makina hyn me shpejtësi në një qendër tregtare, duke thyer traun e parkimit, përpara se të ndalohej nga forcat e rendit.
Në timon ndodhej Skerdi Sina, një person i shpallur në kërkim për disa vepra penale, përfshirë plagosje të rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri dhe lëndë narkotike (kanabis) në automjet. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, për shkak të vendndodhjes në një zonë të populluar dhe orarit të pikut.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa priten masa të mëtejshme ndaj të arrestuarit