
Ivanka Trump “rikthehet” në jugun e Shqipërisë – Foto nga Vlora dhe vizitë në ishullin e Sazanit
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e saj të veçantë me jugun e Shqipërisë. Në një postim në Instagram, ku i thotë “mirupafshim Qershorit”, ajo ka ndarë 20 fotografi nga udhëtimet e saj, ku dy prej tyre janë realizuar në qytetin e Vlorës.
Fotoja nr. 10 tregon një pamje të PortoNovës në Zvërnec, ndërsa fotoja nr. 11 e shfaq Ivankën me djalin e saj në bregdetin shqiptar. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke ringjallur spekulimet për lidhjen e saj me këtë pjesë të Mesdheut.
Sipas burimeve për A2 CNN, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë qëndruar në Shqipëri për një vizitë të fshehtë disa ditore. Ata janë ndalur në një ekspeditë në ishullin e Sazanit, një zonë me potencial të lartë turistik, ku pritet të realizojnë investime, pas hapjes së mundësive nga autoritetet shqiptare.
Vizita është mbajtur larg mediave dhe është shoqëruar me masa të forta sigurie. Çifti është parë gjithashtu në shëtitoren Lungomare, ku kanë drekuar në një restorant lokal dhe janë fotografuar me një prej kuzhinierëve të njohur të zonës, i cili është edhe administrator i një subjekti në vijën bregdetare.
Rikthimi i Ivanka Trump në Shqipëri përforcon interesin në rritje të figurave ndërkombëtare për turizmin dhe mundësitë e investimit në jug të vendit, veçanërisht në zona të paprekura si Sazani, Zvërneci dhe Riviera