Japonia, vendi me më shumë 100-vjeçarë në botë! Ja sekreti i jetëgjatësisë

Japonia vazhdon të kryesojë listën e vendeve me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me rreth 146,000 persona mbi 100 vjeç, sipas të dhënave më të fundit. Ky numër e vendos Japoninë mbi shtete shumë më të mëdha si Shtetet e Bashkuara, Kina apo India, pavarësisht se ka një popullsi më të vogël.

Ekspertët thonë se sekreti nuk qëndron te ndonjë formulë magjike, por te zakonet e thjeshta të përditshme që formësojnë stilin e jetesës japoneze.

Disa prej tyre përfshijnë:
– një dietë e pasur me ushqime me bazë bimore
– lëvizje e përditshme si ecja
– lidhje të forta me komunitetin dhe rrjetet sociale të mbështetjes
– një ritëm jete më i qetë, me më pak stres

Ky stil jetese vihet re veçanërisht në Okinawa, një rajon në jug të Japonisë i njohur për numrin e lartë të njerëzve që jetojnë mbi 100 vjeç.

Ndërsa bota moderne përballet me stres kronik dhe zakone të dëmshme, Japonia na kujton se ndonjëherë janë gjërat më të thjeshta ato që zgjasin më shumë.