
Fier – Ka vijuar sot puna për shtrimin me asfalt të urës kryesore në qendër të qytetit të Fierit, një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit urban.
Për shkak të punimeve, të dyja korsitë e urës janë bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar devijime të qarkullimit në disa segmente rrugore përreth.
Autoritetet vendore bëjnë apel për durim dhe mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa strukturat teknike po punojnë për të përfunduar sa më shpejt ndërhyrjen.
Ky investim synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së kësaj ure që ka një ngarkesë të lartë trafiku çdo ditë