Riparimi i urës mbi Gjanicë shkakton trafik të rënduar në hyrje të Fierit gjatë sezonit turistik

Fier – Riparimi i njërit prej segmenteve të urës kryesore mbi lumin Gjanica, në hyrje të qendrës së Fierit, ka sjellë vështirësi të ndjeshme në qarkullimin rrugor, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të sezonit turistik.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Aktualisht, qarkullimi i automjeteve po kryhet vetëm në njërin segment të urës, i cili është ndarë në dy korsi të përkohshme, duke e kthyer atë në një rrugë me trafik të alternuar. Segmenti tjetër, ai dalës nga qyteti, është bllokuar për shkak të punimeve intensive për rikonstruksion.

Autoritetet kanë bërë thirrje për drejtuesit e mjeteve që të shmangin sa të jetë e mundur këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, për të evituar bllokimin dhe vonesat në lëvizje.

Pritet që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda disa javëve, ndërsa situata e rënduar e trafikut po vështirëson ndjeshëm hyrje-daljet nga qyteti, në një periudhë ku fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm për shkak të turizmit dhe lëvizjeve sezonale

Avatar photo
Arveni Avdulaj
27 June, 11:07 | Përditësimi: 27 June, 11:07