
Partia Socialiste e Shqipërisë festoi sot 34-vjetorin e themelimit me një ceremoni festive para selisë në Tiranë, ku morën pjesë figura historike të saj, drejtues aktualë dhe përfaqësues të brezave të rinj.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse, u ndal me nota emocionale dhe humoristike te disa prej emrave të njohur të së majtës, duke përmendur me respekt figurën e Gramoz Ruçit:
“Ditën që Gramozi s’do jetë më në oborrin e PS, mos më kërkoni as mua, se nuk do jem as unë,” – u shpreh Rama, duke e konsideruar atë një simbol të qëndrueshmërisë së partisë.
Ai falënderoi edhe figurat e tjera të pranishme, ndër të cilët përmendi me batutë Ylli Rakipin dhe Frrok Çupin:
“Ylli, e dimë që nuk je me ne, por mos rri shumë i distancuar, dukesh si në ndonjë pikturë në hije,” – tha Rama me ironi.
Fjalimi u mbyll me një falënderim për të gjithë socialistët që vijojnë të kontribuojnë në jetën politike dhe organizative të partisë, përfshirë dhe “zyshën Artë”, që – siç tha Rama – “nuk më ndahet kurrë