Agron Shehaj ndjek nga afër rinumërimin: KAS po u shton vota PS-së dhe PD-së, kërkojnë të na marrin mandatin

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se po ndjek nga afër procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ku sipas tij po tentohet të cenohet mandati i kësaj force politike.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj theksoi se deri tani janë hapur 25 kuti dhe ndryshimet në rezultat janë minimale, por shqetësimi i tij lidhet me vendimet e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Sipas Shehajt, KAS po rivlerëson si të vlefshme disa vota që në numërimin e parë ishin shpallur të pavlefshme, duke i shtuar ato Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. “Të gjitha votat e pavlefshme që janë shtuar PS-së dhe PD-së kanë pasur problem, por KAS po vendos t’i quajë të vlefshme,” u shpreh ai.

Shehaj akuzoi se KAS është i përbërë nga anëtarë të propozuar nga partitë e mëdha dhe po merr vendime në favor të tyre. “Votat tona janë identike. Janë shtuar 4 vota për PD-në vetëm në këto 25 kuti. Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë ‘Mundësia’, do ta denoncojmë,” tha ai.

Shehaj theksoi se partia e tij ka vëzhgues në çdo hap të procesit dhe do të mbrojë çdo votë të qytetarëve që i besuan.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
19 June, 08:29 | Përditësimi: 19 June, 08:29