
Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt TraumësNjë automjet i tipit ‘Toyota Auris’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin Nishan Ballaci, i cili udhëtonte i vetëm.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ata ndërhynë menjëherë për të ndihmuar dhe për të nxjerrë shoferin nga kanali, ku kishte përfunduar automjeti.
- Fillimisht, Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda,
Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.