Jo vetëm etje! 5 simptoma të çuditshme që tregojnë se trupi juaj është i dehidratuar dhe ka nevojë urgjente për ujë

Shumë njerëz nuk kuptojnë se janë të dehidratuar derisa trupi të japë sinjale të qarta ose të fshehta alarmi. Ndërkohë që ndjenja e etjes është një tregues i zakonshëm, mungesa e ujit mund të shfaqet edhe në forma më të pazakonta. Ja cilat janë pesë simptoma që tregojnë se trupi juaj ka nevojë të menjëhershme për ujë:

1. Goja e hidhur dhe fryma e keqe

Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, ulet prodhimi i pështymës, duke krijuar kushte të favorshme për shumimin e baktereve në gojë. Kjo sjell një shije të hidhur dhe frymë të rëndë. Pini ujë për të larë gojën, balancuar aciditetin dhe parandaluar erën e keqe.

2. Dëshirë e papritur për ëmbëlsira

Ndjesia e fortë për të konsumuar diçka të ëmbël mund të jetë një sinjal i dehidrimit. Truri ngatërron etjen me dëshirën për sheqer. Në vend që të hani çokollatë, pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta.

3. Lodhje dhe përgjumje pa arsye të qartë

Mungesa e ujit ngadalëson metabolizmin dhe rrjedhjen e oksigjenit në trup. Si pasojë, ndiheni të lodhur, të plogësht dhe pa energji, veçanërisht pasditeve. Zëvendësoni kafenë me ujë për të rigjallëruar organizmin.

4. Vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta zemre

Kur jeni të dehidratuar, vëllimi i gjakut bie dhe zemra duhet të punojë më shumë për të qarkulluar oksigjenin. Nëse ndjeni pulsin të shpejtuar ose frymëmarrje të rënduar, mund të jetë koha të pini ujë.

5. Lëkurë e thatë dhe pa shkëlqim

Dehidratimi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e lëkurës. Ajo bëhet e thatë, e ashpër dhe humbet elasticitetin. Uji është elementi bazë që e mban lëkurën të hidratuar dhe të shëndetshme.

Ekspertët këshillojnë të pini ujë në mënyrë të rregullt gjatë gjithë ditës, edhe kur nuk ndjeni etje, për të shmangur efektet e dehidrimit dhe për të ruajtur energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm