SHBA paralajmërojnë Iranin: Mos prekni trupat tona, pasojat do jenë të tmerrshme

Në mes të përshkallëzimit të përplasjes ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit. Gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi amerikan McCoy Pitt deklaroi se çdo sulm ndaj trupave amerikane në rajon do të përballej me “pasoja të tmerrshme”.

“Çdo komb sovran ka të drejtë të mbrojë veten dhe Izraeli nuk bën përjashtim”, theksoi Pitt, duke mbrojtur bombardimet izraelite ndaj objektivave iraniane. Ai shtoi se SHBA ishin informuar paraprakisht për sulmet, por nuk kanë marrë pjesë ushtarakisht në to.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta pasi sulmet iraniane kanë lënë të paktën 17 të plagosur në Izrael dhe kanë dëmtuar rëndë një ndërtesë, që rrezikon shembjen. Pitt paralajmëroi qartë Teheranin që të mos synojë trupat amerikane: “Prioriteti ynë është mbrojtja e forcave dhe qytetarëve tanë. Pasojat për Iranin do të ishin të tmerrshme”.

Kriza në Lindjen e Mesme pritet të thellohet, me komunitetin ndërkombëtar që ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pasojat e mundshme globale të një konflikti të gjerë ushtarak