
Persona të pa përgjegjshëm që transportojnë mbetje inertë vazhdojnë të hedhin materialet pranë depozitueseve të ujit në zonën e Qafës së Koshovicës, pranë ish-furrave të gelqeres në Bashkinë Fier. Kjo sjellje e paligjshme po krijon shqetësim të madh për mjedisin dhe sigurinë e burimeve të ujit në rajon.
Mbetjet nuk po transportohen në vendet e përcaktuara për deponim, por hidhen vend e pa vend, duke shkaktuar ndotje dhe rrezik për shëndetin publik.
Bashkia Fier duhet të ndërhyjë urgjentisht për të ndaluar këtë fenomen dhe për të garantuar ruajtjen e ambientit dhe shëndetit të banorëve.