Fier/Operacioni “Moment” çon në pranga 53-vjeçarin që shiste heroinë, sekuestrohen drogë, armë, para dhe automjeti i përdorur

Screenshot

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Moment”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në lagjen “Liri Gero” teksa shiste heroinë në doza shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos. Ky i fundit u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e A. M., u sekuestruan doza heroine të gatshme për shitje, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, një peshore elektronike, një krehër pistolete, para të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe automjeti që përdorej për transportin e lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme. Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier