“Sylvinho duhet të largohet” – Ledio Pano shpërthen pas barazimit: Ai nuk është trajner

Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Letonisë, ish-futbollisti i njohur Ledio Pano ka qenë tepër kritik ndaj trajnerit të Kombëtares, Sylvinho. Ai e cilëson brazilianin si jo të denjë për të drejtuar ekipin dhe kërkon largimin e tij.

Sipas Panos, Sylvinho është përgjegjësi kryesor për rezultatet negative dhe tashmë ka humbur besimin te skuadra dhe tifozët.

“Kjo kombëtare nuk më bind. Me gjithë lojtarët që kemi në Serie A, nuk po arrijmë të tregojmë vlerat. Ishte një ndeshje që duhej fituar. Mbajtëm topin, por në zona të padobishme. Sylvinho bëri mirë në eliminatoret për Europianin, por tani ka ardhur momenti të largohet,” u shpreh ai.

Rezultatet e dobëta kanë zbehur ndjeshëm shpresat për një kualifikim në Botërorin 2026, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e stafit teknik.