Alarm në Poloni pas sulmit rus pranë kufirit, ngrihen avionët luftarakë të NATO-s

Poloni: Avionët luftarakë të NATO-s në ajër pas sulmeve ruse pranë kufirit

Ushtria polake ka ngritur në ajër avionë luftarakë këtë mëngjes, pas një sulmi të intensifikuar nga Rusia në Ukrainën perëndimore, pranë kufirit me Poloninë.

Në një deklaratë zyrtare, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi se “avionët polakë dhe aleatë filluan të operojnë në hapësirën ajrore polake për shkak të kërcënimit ajror nga Federata Ruse”. Sipas deklaratës, avionët luftarakë u ngritën në çifte, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët u vunë në gatishmëri të lartë.

Ky është një mobilizim rutinë në situata të tilla, pasi raketat dhe dronët rusë shpesh godasin zonat perëndimore të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë – një shtet anëtar i NATO-s.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase njoftuan se “dhjetëra” dronë dhe raketa u rrëzuan gjatë natës në rajonin e Rivne-s, sipas një postimi të kryebashkiakut Oleksandr Tretyak në Telegram.