
Arrestohet në Durrës 38-vjeçari që theu xhamin e makinës dhe grabiti shoferin me dhunë
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pas një grabitjeje me dhunë të ndodhur në lagjen nr. 14, Shkozet.
Sipas burimeve zyrtare, autori E. H., banues në Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka sulmuar fizikisht drejtuesin e tij, duke i marrë një çantë me para dhe një telefon.
Operacioni policor i koduar “Objektivi” çoi në identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit bën me dije se po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku shtetasi i arrestuar mund të jetë i përfshirë.