Fier – Arrest me makinë pa leje, dhunë në familje, përndjekje dhe lidhje e paligjshme e energjisë, 5 raste në 24 orë

– Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

– Në Fier, nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 50 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj djalit të tij.

– Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi D. C., 31 vjeç, banues në Peshtan i Madh, pasi dyshohet për përndjekje ndaj një shtetaseje 20-vjeçare.

– Në Lushnjë, shtetasi Z. N., 61 vjeç, u procedua për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në serën e tij në Kosovë e Vogël.

– Një 77-vjeçar në Lushnjë ka kallëzuar se gjatë natës i është vjedhur motomjeti që e kishte lënë përpara banesës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.