Dhërmi – 19-vjeçari nga Lushnja kapet me 64 doza kanabis, shpërndante drogë në lokale nate, arrestohet nga Policia

DVP Vlorë – Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi një operacion në fshatin Dhërmi, ku u kap në flagrancë një 19-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në lokale nate.

Shtetasi P. P., banues në Lushnjë, u arrestua pas kontrollit personal dhe në banesën ku qëndronte në Dhërmi, ku u gjetën 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të ndara gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.