FBI arreston një person në Colorado, plagos disa demonstrues pro-izraelitë — Dyshohet për akt terrorist

Në Boulder, Colorado, policia dhe FBI-ja po hetojnë një sulm të dhunshëm ku një burrë që dyshohet se i vuri zjarrin një grupi demonstruesish pro-izraelitë, duke plagosur disa prej tyre. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, njoftuan autoritetet në një konferencë për shtyp.

Shefi i policisë së Boulder, Stephen Redfearn, deklaroi se gjatë ardhjes në vendngjarje kanë gjetur disa viktima me lëndime dhe se demonstrata pro-izraelite ishte kryesisht paqësore para sulmit.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi hetimet për një sulm terrorist të mundshëm dhe tha se forcat federale dhe lokale janë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, njoftoi përmes rrjeteve sociale se incidenti po trajtohet si një akt terrori dhe dhune të synuar, dhe të gjitha burimet po përdoren për hetimin.

Sulmi ndodhi gjatë aktivitetit “Run for Their Lives”, një tubim i komunitetit hebre, i organizuar për të mbështetur pengjet e sulmeve të 7 tetorit 2023 në Izrael. Incidenti ndodhi përpara festës hebraike të Shavuot-it, e cila kremton dhënien e Torës në malin Sinai.

Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet paralajmërojnë përditësime të mëtejshme.