
Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e së dielës masivin pyjor të Darzezës në Fier, duke rrezikuar seriozisht zonën përreth dhe bizneset që operojnë aty. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit.
Në vendngjarje janë angazhuar katër mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë të emergjencave civile, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas burimeve zyrtare, është bërë e mundur që fillimisht të mbrohen bizneset pranë zonës së prekur.
Puna vazhdon nën kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe motit të pafavorshëm. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër zjarri që mund të shfaqet në zonën përreth.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje së qëllimshme