
🔹 Në Zvërnec, u procedua një 49-vjeçar që kishte pushtuar tokë private në plazh.
🔹 Një grua e shpallur në kërkim për kanosje ndaj një avokateje u kap në Kakavijë.
🔹 Një 54-vjeçar në lagjen “Lirimi” u kallëzua për hyrje të paligjshme në pronën e një shtetasi tjetër.
🔹 Në Radhimë, u proceduan katër persona për kanosje në bashkëpunim, për shkak të një konflikti pronësie.
Në Borsh të Himarës, një burrë 61-vjeç u kallëzua nga bashkëshortja për dhunë fizike, ndërsa u lëshua edhe urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë në aksin Gjirokastër–Sarandë, një shtetas austriak u arrestua pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident.
Në një tjetër rast, një 35-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin në Lepenicë–Gjorm dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas daljes nga rruga.
Të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në çdo formë dhe në çdo cep të territorit që mbulon