Përplasen katër makina pranë shkollës së muzikës në Fier, raportohen vetëm dëme materiale

Fier – Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite pranë shkollës së muzikës në qytetin e Fierit, ku u përplasën katër automjete. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga një prej drejtuesve të mjeteve.