
Patos – Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në një familje në fshatin Dukas, ku një 45-vjeçar dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste.
Pas denoncimit të 26-vjeçares, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, bënë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit I. R.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov me municion luftarak, e mbajtur pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.