Durrës – Alarm për lëndë plasëse që dyshohet se është e lidhur me celular ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.
Burime informacioni thonë se nje sasi lende plasese ështe konstatuar ne rruge te veliera. Dyshohet qe eshte e lidhur me nje celular. Nuk dihet nese e ka vendosur njeri aty apo ka rende nga ndonje maune.
Sasia e eksplozivit ndodhet pranë velierës por aty ndodhet edhe pallati ku në të banon Vangjush Dako.
Në vëndngjarje edhe forca xhenjere
Sipas burimeve dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.
Pako ka rënë në rrugë dhe pritet të vijnë forca xheniere për të bërë verifikimin
Në vendngjarje forca të shumta policie që kanë rrethuar vëndin e ngjarjes. Po punojnë për të zbardhur ngjarjes e për të gjetur autorët e dyshuar si dhe të përcaktojnë pistat e hetimit.
Forcat xhenjere të ardhura nga Tirana kanë kryer shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse pas orës 12 të mesnatës